Kapiten, në moshë të njomë ndërrove jetë, trondite Kosovën

Futboll

Kapiten, në moshë të njomë ndërrove jetë, trondite Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 19:20
Laurant Kadriu me fanellë të kuqe kapiten kur ishet kapiten te KF Hajvalia për grupmoshat e reja

Sot në orët e hershme të mëngjesit Kosova tronditet nga një lajm i hidhur! Ka ndërruar jetë futbollisti i talentuar i Hajvalisë, Laurant Kadriu! Kapiten, në moshë të njomë ndërrove jetë, trondite Kosovën! Kur të gjithë prisnim që Lauranti të jap kontributin në fushën e blertë, të na sjellë gëzime, ai iku papritmas, në moshën 16-vjeçare.

Image

Lauranti me fanella të kuqe e bardhë

Vdekja e tij pikëlloi të gjithë sportdashësit dhe gjithë Kosovën e kudo që janë shqiptarët. Iku në lule të rinisë! Fotot e tija janë shumë emocionuese, kur ishte kapiten për grupmoshat e reja të Hajvalia! Ai luftonte me mish e më shpirt dhe për të arritur rezultate me ekipin e tij. Si çdo i ri edhe Lauranti kishte ëndrrën e tij, por papritur na iku në kohën më të mirë, në kohën kur na duhej më së shumti, na iku në botën tjetër.

Image

Lauranti

Me shumë krenari barti shiritin e kapitenit të të rinjtë e KF Hajvalia. Ai luante me shumë dashuri dhe ishte shembull për të gjithë se si luftohej për ngjyrat e klubit! Lauranti, ishte shtyllë e ekipit, një kapiten që i jepte zjarr lojës së skuadrës së tij. Një kapiten që luante me përkushtim dhe që i jepte shpirt lojës. Kapiten ike shpejt! Veprat e tua do të jenë të pavdekshme, do të kujtohesh gjithmonë si kapiten që i dha gjallëri Hajvalisë dhe futbollit tonë! Lamtumirë kapiten!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat