Fatkeqësia e yllit argjentinas, harrohet në hotel

Futboll

Fatkeqësia e yllit argjentinas, harrohet në hotel

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:10
Argjentina

Në miqësoren e dytë ndaj Meksikës, Argjentina fitoi falë golave të Mauri Icardi-t dhe Paulo Dybala.

Por përpara se të fillonte ndeshja, diçka e çuditshme ka ndodhur.

Kur skuadra dhe stafi i Argjentinës mbërritën në stadiumin Malvinas Aegentinas për të luajtur miqësoren ndaj Meksikës, të gjithë kuptuan që një prej lojtarëve mungonte.

Ai ishte Gaston Gimenez.

Lojtari, i cili vuante nga dhimbjet e stomakut gjatë ditës, është harruar nga stoli dhe shokët e ekipit.

Vetëm kur mbërritën në stadium e vunë re mungesën e mesfushorit të Velez. Gimenez arriti të shkonte vetëm në stadium dhe qëndroi në stol deri në fund të takimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat