Asamoah: Marotta, mirëse vjen në Inter

Futboll

Asamoah: Marotta, mirëse vjen në Inter

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:19
Kwadwo Asamoah

Kwadwo Asamoah ka thënë se për të “është kënaqësi për të punuar” me Giuseppe Marotta, derisa Interi pritet që ta bëj zyrtare arritjen e tij

Ish menaxheri gjeneral i Juventusit dhe CEO do të jetë në këtë rol te Nerazzurri dhe ishte në takim me klubin e Serie A sot.

Arritja e tij ende nuk është zyrtarizuar nga Inter, por ganezi është shumë i njohur me Marottan, pasi që ai e kishte sjell atë në Juventus.

“Është kënaqësi të punosh me të”, ka thënë Asamoah për ngjarjen e Brooks Brothers në Milan.

“Ai është drejtor me të cilin kam punuar gjashtë vjet kur ai arriti dhe ishte kënaqësi, sepse ai ka personalitet të madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat