Man Utd dhe Chelsea në ‘luftë’ për yllin e Interit

Futboll

Man Utd dhe Chelsea në ‘luftë’ për yllin e Interit

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 08:33
Man Utd dhe Chelsea

Chelsea i është bashkuar garës për të nënshkruar me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Mbrojtës sllovak i Interit, është lojtari më i kërkuar i momentit.

23 vjeçari që ka luajtur çdo ndeshje të këtij sezoni te Interi po vlerësohet rreth 80 milionë euro.

Është Manchester United që prej kohësh janë interesuar për shërbimet e tij, duke mos arritur të bindin Interin që të heq dorë nga Skriniar.

Por, ‘The Sun’ shkruan se kësaj gare tani i është bashkuar edhe Chelsea,

Skriniar po kalon vetëm sezonin e dytë në fanellën e Interit, për të cilët ka regjistruar 48 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat