Tifozët, populli dhe mediet e Azerbajxhanit janë befasuar nga rezultati i thellë i humbjes së kombëtares së tyre ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.
Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të mbaj vendin e parë në grupin 3 në Ligën D, duke e mundur 4:0 Azerbajxhanin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Humbja me këtë rezultat, është cilësuar turpëruese në Azerbajxhan.
“Përfaqësuesja e Azerbajxhanit turpërohet në Kosovë”, ka shkruar azerisport.com,
Me humbjen ndaj Kosovës, Azerbajxhani ka humbur mundësinë që përmes Play Off të kërkojë kualifikimin për në Kampionatin Evropian të vitit 2020.