Sulmuesi Qëndrim Hasanaj shquhet me një teknikë të përsosur dhe shumë shpejt do të jetë ndër faktorët kryesor në klub.
Ai quhet debutuesi më i ri i Kombëtares së Shqipërisë U-21. Sulmuesi i klubit slloven NK Triglav Kranj, e cila garon në elitën e futbollit slloven, të hënën që e lamë pas debutoi në fanellën kuqezi në ndeshjen miqësore kundër Maltës U-21.
Hasanaj është në shënjestër të Bundesligës austriake dhe asaj gjermane. Duhet theksuar se ai gjendet nën menaxhim në kompaninë BIG SPORTS, me menaxher Luan Dreshaj.