Spalletti: Dua të jem më i madhi në histori

Futboll

Spalletti: Dua të jem më i madhi në histori

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 12:14
Spalletti: Dua të jem më i madhi në histori

Luciano Spalletti po kalon një moment të mirë me Interin, megjithëse humbja me Atalantën i ka prishur disi llogaritë. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, tekniku italian ka folur për shumë tema. Madje ai ka prekur edhe temën e Modriç.

“Tani që jam trajner i Interit dua të jem më i madhi në historinë e këtij klubi. Armiku më i madh është besimi. U tregova lojtarëve se të gjithë bashkë kemi të njëjtën pengëse dhe së bashku mund ta kalojmë. Entuziazmi është kthyer. Për sa i përket Modriç mund të them se është një lojtar i madh, me shumë cilësi dhe është  iaftë të flasë në fushë të tregoj si luhet futbolli. Kemi një projekt ambicioz. Nuk kemi mure prej letre, por një kala. Nuk dua të vendosim kufij”, është shprehur ndër të tjera Spalletti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat