Reali nuk dorëzohet për Hazard

Futboll

Reali nuk dorëzohet për Hazard

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 12:38
Ylli i Chelseat Hazard

Ylli i Chelseat mbetet dëshira e madhe e kampionëve të Evropës.

Real Madrid është në kërkim të një lojtari që do ta zëvendësonte Cristiano Ronaldon, i cili këtë verë u largua nga Bernabeu.

Në vend të portugezit, presidenti Florentino Perez preferon Eden Hazard të Chelseat.

Normalisht nuk do të jetë e lehtë, pasi klubi londinez kërkon që ta shfrytëzojë këtë situatë për të përfituar sa më shumë, por nuk dëshiron që të humbasë një lojtar me vlera si Hazard.

Gjithsesi, sipas asaj që shkuan “Okdiario”, te Reali e kanë gati planin për të bindur Chelsean.

Perez është gati të paguajë një shumë të konsiderueshme për Hazard dhe njëkohësisht ta përfshijë edhe Gareth Bale në këtë transferim.

Kjo ofertë mund ta bind Chelsean që të lejojë largimin e Hazard drejt Madridit.

Vetë lojtari e ka pranuar se ëndërron një ditë të luajë për Real Madridin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat