Edhe një superlajm për Kosovën

Futboll

Edhe një superlajm për Kosovën

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 13:10
Edhe një superlajm për Kosovën

Kosova arrit një sukses të madh mbrëmjen e së martës duke arritur që të fitonte grupin 3 të Ligës D.

“Dardanët” tani kanë gjasa reale për të shkuar në Europian, duke marrë në konsideratë se në dy ndeshjet e fundit kanë shënuar 9 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.

Edhe pse është e vështirë që të dallosh se kush ka spikatur më së shumti, kompania e madhe e lojërave elektronike “EA SPORTS FIFA” ka nxjerrë skuadrën e javës, ku bën pjesë dhe një prej lojtarëve të Kosovës. Milot Rashica është përzgjedhur në skuadrën e javës, edhe pse nuk është në njëmbëdhjetëshin e titullarëve.

Anësori, i cili luan te Werder Bremen ishte një nga më të mirët në ndeshjen me Maltën, duke qenë aktiv në të 5 golat që u shënuan.

Edhe në takimin me “azerët”, mesfushori bëri mirë, çka nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga “EA SPORTS FIFA”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat