Jeni burra, apo jo?

Futboll

Jeni burra, apo jo?

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 15:53
Lojtarët e Manchester Unitedit

Romelu Lukaku ka një mesazh për lojtarët që nuk i përballojnë kritikat e trajnerit Jose Mourinho.

Trajneri i Manchester United po kalon sezonin më të vështirë që prej emërimit të tij dhe ka pasur mosmarrëveshje me yje si Paul Pogba, Anthony Martial dhe Antonio Valencia në muajt e fundit.

Gjithsesi, Lukaku thekson se marrëdhënia e tij me trajnerin mbetet e mirë, por sugjeron se ata që nuk janë të kënaqur me mënyrën e trajnimit të trajnerit duhet të ulin kokën.

“Mendoj se ai ka një marrëdhënie të mirë me lojtarët,” shprehet Lukaku për Bleacher Report.

“Nuk i kushtoj vëmendje marrëdhënies që ai ka me lojtarët e tjerë për të qenë i sinqertë. Nuk mendoj se është diçka që duhet të ndikojë tek unë.

“Nëse Mourinho ka një mosmarrëveshje me dikë, ul kokën dhe pranoje. Je një burrë, apo jo?”

Vetë sulmuesi nuk po kalon një sezon të mirë tek United, duke shënuar vetëm katër gola që nga fillimi i sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat