Krasniqi: Jemi të shokuar me vdekjen e Laurantit!

Futboll

Krasniqi: Jemi të shokuar me vdekjen e Laurantit!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 17:17
Laurant Kadriu e Burim Krasniqi

Burim Krasniqi është shumë i mërzitur për vdekjen e bashkëfshatarit dhe talentit të futbollit, Laurant Kadriu.  Krasniqi tha se jo vetëm fshati Hajvali por e gjithë Kosova është e pikëlluar për Laurantin, që ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

“Sot ju dha lamtumira e fundit 15 - vjeçarit, talentit te futbollit të Kosovës, Laurant Kadriu. Kishte shume miq e dashamirë, fytyra publike të njohura politike dhe sportive në varrimin e tij. Edhe pse ëndrra e tij ishte që të jetë pjesë e arenave sportive ndërkombëtare, sëmundja e brishtë mizore dhe e poshtër ja shuan ëndrrat dhe Zoti i mori jetën në lulen e rinisë si 15 - vjeçar.

Nuk kemi ndjenja ta përshkruajmë këtë fjalim për Laurantin i cili shkoj kur më së shumti i nevojitej familjes, miqve, shoqërisë, kolegëve si dhe ëndrrës së tij fëmijërore për futbollin. Të gjithë jemi shokuar me vdekjen e tij, të gjithë prisnim fjalë dhe mesazhe të mira kujtimesh nga fëmijëria dhe koha e futbollit, mirëpo momenti i marrjes për lajmin e hidhur na shokoj të gjithëve, që arritën me njohur Laurantin. Ishte një lojtar shumë i mirë, kishte disiplinë, potencial dhe shumë luftarak në arritjen e suksesit që e kishte ëndërruar gjithmonë.

Çdo fjalë më shumë është e tepërt të përshkruaj për Laurantin si në fqinjësi, shoqëri, familje por edhe në futbollin e Kosovës, si KF Hajvalia. Ndihem krenar që në mesin tonë kemi pasur një djalë dhe lojtar siç ishte Laurant Kadriu! Familjarë, miq, shoqëri, bashkëlojtarë, lusim Zotin ta ketë mëshiruar dhe bekuar me Xhennet Laurantin dhe të ia lehtësoje dheun e kësaj toke”, ka thënë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat