Shkëndija dërrmon Sileksin

Futboll

Shkëndija dërrmon Sileksin

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 17:45
Shkëndija dërrmon Sileksin

Shkëndija e Tetovës është një makineri e pandalshme golash. Skuadra kuqezi mori fitoren e radhës në Ligën e Parë të Maqedonisë, duke iu imponuar me rezultatin e thellë 5:0 Sileksit. Një përballje që u kthye si ndeshje stërvitore për të besuarit e Qatip Osmanit, ndër të cilët spikati ish-sulmuesi i Kukësit, Izair Emini, me një dygolësh. Në fakt serinë e golave e hapi Nafiu në minutën e 25-të, për t’ia lënë skenën Eminit, ndërsa listës së shënuesve iu shtuan edhe Shefiti e Fazli. Me 5 golat e shënuar ndaj Sileksit, Shkëndija shkon në kuotën e 37 pikëve në total, thuajse sa dyfishi i Rabotniçkit. Ky sukses i thellë i kuqezinjve mori edhe më shumë vlerë për shkak të humbjes 0:1 të Vardarit ndaj Rabotniçkit, ndërsa Shkupi barazoi 2:2 në fushën e Makedonija GP. Diferenca mes Shkëndijës kryesuese dhe Vardarit pas javës së 15-të tashmë shkon në 6 pikë (34:28).

Rezultatet

A. Pandev-Pobeda       2:1

Bellasica-Renova 3:1

Makedonija-Shkupi     2:2

Shkëndija-Sileksi           5:0

Vardari-Rabotniçki       0:1

Tabela

1. Shkëndija        15     10     4       1       34

2. Vardari   15     8       4       3       28

3. A. Pandev        15     8       1       6       25

4. Rabotniçki       15     6       2       7       20

5. Renova  15     5       4       6       19

6. Makedonija GP        15     4       5       6       17

7. Pobeda  15     5       2       8       17

8. Bellasica 15     4       5       6       17

9. Shkupi   15     4       4       7       16

10. Sileksi  15     3       5       7       14

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat