Tonny Vilhena objektivi i Milanit për mesfushën

Futboll

Tonny Vilhena objektivi i Milanit për mesfushën

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:10
Tonny Vilhena

Milani ka hasur në vështirësi për ta transferuar mesfushorin argjentinas, Leandro Paredes.

Klubi rus Zenit St Petersburg nuk e lë të lirë yllin e tyre nën shumën e 35 milionë eurove dhe kjo ka bërë që Rossonerët të tërhiqen.

Tani kuqezinjtë kanë një tjetër lojtar si objektivin kryesor për repartin e mesfushës.

E përditshmja italiane Tuttosport ka shkruar se mesfushori holandez Tonny Vilhena është objektivi i Milanit për afatin kalimtar të janarit.

Reprezentuesi holandez ka një kontratë me Feyenoordin deri në qershor të vitit 2020 dhe mund të largohet për 15 milionë euro.

23-vjeçari po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion, pasi ka zhvilluar 15 ndeshje me Feyenoordin duke shënuar një gol dhe duke asistuar në tre të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat