Chelsea monitoron yllin e Romës

Futboll

Chelsea monitoron yllin e Romës

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 23:25
Cengiz Under

Chelsea ka filluar përgatitjet për afatin kalimtarë të janarit.

Raportohet nga “Football Italia” që skuadra londineze po bëhet gati që të ofrojë rreth 35 milionë euro + mbrojtësit Andreas Christensen, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e Cengiz Under.

Thuhet se lojtari pëlqehet shumë nga Maurizio Sarri dhe skuadra menjëherë ka fillua përpjekjet që ti plotësojë dëshirën trajnerit.

Under po planifikon largimin në janar, me Bayern Munich si favoritët për të nënshkruar me lojtarin.

21 vjeçari i kushtoi Romës 13.4 milionë euro + bonuset për kalimin nga Basaksehir në vitin 2017.

Gara ndërmjet Chelsea dhe Bayern do të jetë mjaft interesante. Mbetet të shihet nëse ndonjëra skuadër do të arrijë të fitojë shërbimet e turkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat