Ylli i Real Madrid nuk do të vazhdojë kontratën

Futboll

Ylli i Real Madrid nuk do të vazhdojë kontratën

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 07:38
Luka Modriqi

Klubi madrilen ka vendosur për mos t’ia vazhduar kontratën mesfushorit kroat.

Florentino Perez ka nisur zbatimin e një plani, që do të sjellë rinovimet e kontratave të lojtarëve kryesorë në skuadër.

Por befasia e madhe është se në listën e futbollistëve, mungon emri i Luka Modriqit.

Tek “Los Blancos”, mendojnë se nuk do të ishte një ide e mirë të nënshkruhej një marrëveshje tjetër afatgjatë, me një futbollist i cili shumë shpejt do të mbushë 34- vjeç.

Aktualisht, Modriq përfiton tetë milionë euro në sezon, me marrëveshjen e cila skadon deri në vitin 2020, por ky vendim i Perezit mund të ndikojë në të ardhmen e lojtarit.

Për ish-futbollistin e Tottenhamit ka pasur një interesim të madh nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës, por asgjë konkrete.

Tani zikaltërit shpresojnë se në verë mund ta marrin më lirë futbollistin që ka qenë ndër më të mirët në sukseset e viteve të fundit të Realit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat