Reali ka një ‘plan B’ nëse dështon transferimi i Neymar

Futboll

Reali ka një ‘plan B’ nëse dështon transferimi i Neymar

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 08:15
Foto

Transferimi i një emri të madh në Real Madrid është synimi i radhës i Florentino Perez.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka krijuar një listë të gjatë me emra të mëdhenj të lojtarëve potencial që mund të transferohen në ‘Santiago Bernabeu’.

‘Don Balon’ shkruan se cak i Real Madrid është edhe Kylian Mbappe, i cili konsiderohet një ‘plan B’, nëse ‘los blancos’ dështojnë të transferojnë yllin tjetër të PSG-së, Neymar.

Shtypi spanjoll thotë se lëvizja në drejtim të Mbappe do t’i kushtonte më lirë Real Madridit, gjë e cila do t’i jepte mundësi të tentonte edhe për alternativat tjera si Harry Kane, Roberto Firmino dhe Mauro Icardi.

Frenike de Jong po ashtë po cilësohet si një objektiv për kampionët e Evropës, të cilët për talentin holandez po sfidohen edhe nga Barcelona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat