Kluivert sfidon Real-in dhe “tradhton” babanë

Futboll

Kluivert sfidon Real-in dhe “tradhton” babanë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 09:15
Justin Kluivert

Justin Kluivert është një nga yjet e rinj të Roma-s, që mesjavën e ardhshme do të presë në “Olimpico” Real Madrid në javën e pestë të Champions League.

Ylli holandez duket se është gati për këtë ndeshje prestigjioze dhe ka dashur t’i japë një mesazh kampionëve në fuqi të Europës: “Ata që vijnë në shtëpinë tonë duhet të kenë frikë”, ka thënë ai.

Më pas, ai ka zbuluar emrin e lojtarit që ka si shembull për karrierën e tij: “Babai më ka dhënë dhe vazhdon të më japë këshilla, por shembulli im, për shkak të mënyrës së lojës, është Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat