290.000 £ në javë; kampioni i botës rinovon për 5 vite me Chelsea

Futboll

290.000 £ në javë; kampioni i botës rinovon për 5 vite me Chelsea

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 09:58
Chelsea

N’Golo Kante ka nënshkruar një kontratë të re me Chelsea, ka konfirmuar klubi londinez. Francezi do të jetë i angazhuar me blutë në pesë vitet e ardhshme, pasi ka qenë një zbulim në “Stamford Bridge”, që nga transferimi i tij në këtë klub nga Leicester City, më 2016.

“Goal.com” mëson se marrëveshja e re e Kante përfshin një pagë javore prej 290.000 £, me blutë të prirur të shmangin pretendentët potencialë për mesfushorin. Konsistenca dhe ndikimi i tij në fushën e blertë ka bërë që një mori klubesh të tregojnë interes për kampionin e botës, sidomos PSG, por Kante tregoi pak interes për kthimin në qytetin ku u rrit.

Kante ka fituar titullin e Premier League dhe “FA Cup” që nga bashkimi me Chelsea, ndërsa kampion i Anglisë u shpall edhe gjatë eksperiencës që pati me “dhelprat”. “Unë jam i lumtur ta zgjas kontratën me Chelsea. Kanë qenë dy vite të bukura dhe dëshiroj që të vijnë sa më shumë të tjera, – tha francezi për faqen zyrtare të klubit.

– Që kur erdha këtu, jam përmirësuar plotësisht si lojtar, sfidova veten dhe fitova trofetë, që kurrë nuk i kisha menduar. Më pëlqen qyteti, më pëlqen klubi dhe jam i lumtur që do të jem këtu edhe për shumë kohë”.

27-vjeçari ka bërë më shumë se 100 paraqitje për klubin dhe ka fituar disa çmime individuale, duke u bërë “Lojtari i lojtarëve të Chelsea” në sezonin 2016-2017 dhe “Lojtari i Chelsea” në sezonin 2017-2018. Ai ishte, gjithashtu, lojtari i Ligës së Kampionëve në sezonin 2016-2017. Kante ishte pjesë e Francës, që fitoi Kupën e Botës kësaj vere, teksa luajti në çdo ndeshje për “Les Bleus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat