Didier Drobga, lojtari që solli lavdinë te Chelsea dhe ndaloi një luftë civile në Bregun e Fildishtë

Futboll

Didier Drobga, lojtari që solli lavdinë te Chelsea dhe ndaloi një luftë civile në Bregun e Fildishtë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:25
Didier Drogba

Didier Drogba ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesional, duke mbyllur një karrierë të suksesshme si me klubet ku ka luajtur po ashtu edhe për Bregun e Fildishtë, në të cilin vend cilësohet si një hero për veprimet e bëra.

Statistikat thonë se në 805 ndeshje zyrtare ai ka shënuar 370 gola, që në 11 vite ka mbajtur fanellat e tetë klubeve, luajti tri Kupa të Botës dhe fitoi 16 tituj, përfshirë edhe atë të Ligës së Kampionëve me Chelsea në vitin 2012 kundër Bayern Munich, ku i solli titullin e parë të Evropës skuadrës nga Londra.

Drogba të enjten me një fotografi në Instagram, derisa njoftoi tërheqjen nga futbolli, ai tha se ky udhëtim në këtë sport e ka formësuar atë si njëri.

Didier Drobga ka pasur një ndikim të madh edhe në vendin e tij, në Bregun e Fildishtë.

Të gjithë e kujtojnë vitin 2006, ai pasi i siguroi vendit të tij kualifikimin për Kupën e Botës në Gjermani me një fitore ndaj Sudanit me rezultat 3:1, dha një mesazh të fortë pas ndeshjes, si kapiten i Kombëtares së Bregut të Fildishtë, duke kërkuar ndaljen e luftës civile që kishte tre vite që po vazhdonte e po sillte pasoja të mëdha në këtë vend afrikan.

Mesazhi i paqes, bashkimit dhe i përcjelljes së emocioneve të mëdha nga Drogba, solli fundin e një luftë të ashpër civile në Bregun e Fildishtë.

“Burra dhe gra të Bregut të Fildishtë. Nga veriu, jugu, lindja dhe perëndimi, ne kemi dëshmuar sot se të gjithë ivorianët mund të bashkëjetojnë dhe të luajnë së bashku me një objektiv të përbashkët, të kualifikohen në Kupën e Botës”, thuhej në mesazhin e Drobas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat