Zyrtare: Kante vazhdon kontratën me Chelsean

Futboll

Zyrtare: Kante vazhdon kontratën me Chelsean

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:02
Mesfushori francez Kante

Klubi londinez ka blinduar për pesë vite të tjera mesfushorin e Francës.

Chelsea ia arrin qëllimit dhe e bind të vazhdojë kontratën N’Golo Kanten.

Mesfushori francez do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2023. Sigurisht që për kampionin e botës me Francën do të ketë edhe rritje të pagës. Ai do të përfitojë të paktën 290 mijë funte në javë për pesë vitet e ardhshme.

Ky është pothuajse një dyfishim i pagës për Kanten, i cili me kontratën e vjetër përfitonte 150 mijë funte në javë.

Bisedimet për marrëveshjen e re nisën që në verë derisa zyrtarizimi erdhi sot. 27-vjeçari, në fakt kërkohej me ngulm nga PSG, por drejtuesit e Chelseat u treguan të kujdesshëm, duke nënshkruar kontratën e re të përmirësuar financiarisht, për ta bindur atë të qëndrojë në Stamford Bridge. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat