Casillas sulmon ashpër Mourinhon

Futboll

Casillas sulmon ashpër Mourinhon

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:56
Casillas dhe Mourinho

Iker Casillas dhe Jose Mourinho nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri tjetrin në kohën kur ishin pjesë e “Real Madridit”.

Portugezi thuhet se e “dënoi” portierin legjendar të madrilenëve për shkak të raportit të mirë që ai kishte me lojtarët e kombëtares spanjolle që ishin pjesë e Barcelonës.

Casillas thotë se nëse atëherë ishte tërhequr për të mos pasur probleme, tani do të vepronte menjëherë nëse do përsëritej e njëjta situatë.

“Viti i tretë nuk ishte krejtësisht i mirë, edhe pse fituam kampionatin. Ishin shumë njerëz, raportet e të cilëve u tronditën”, tha Casillas.

“Nuk ishte mirë për të, për mua dhe për klubin. Mendoj se nëse do të ndodhte sërish, nuk do i shmangesha më përplasjes, do i lanim hesapet ballë për ballë. Në atë kohë unë vendosa të isha i qetë dhe mendova se ishte rruga e duhur për të nderuar vlerat e Real Madridit”, tha ai. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat