Rummenigge: Bayerni nuk do të blejë kurrë lojtar për 200 milionë euro

Futboll

Rummenigge: Bayerni nuk do të blejë kurrë lojtar për 200 milionë euro

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 13:08
Karl-Heinz Rummenigge

Shefi ekzekutiv i klubit bavarez ka folur për planet që ka Bayern Munich për të ardhmen.

Karl-Heinz Rummenigge ka dhënë një intervistë për “Sport 1”, duke prekur tema të ndryshme.

Shefi ekzekutiv i Bayernit komenton formën jo të mirë të ekipit të Niko Kovaç.

Ai gjithashtu foli edhe për transferimet, ku bëri të ditur se Bayerni do të ruajë stilin vet për mos të shpenzuar shuma të mëdha për futbollistët, sikurse rasti i PSG, që pagoi 222 milionë euro për Neymar.

“Kemi një skuadër shumë të mirë dhe situata nuk është kaq dramatike”, tha Rummenigge.

“Të mos harrojmë se para gjashtë muajsh fituam titullin me 21 pikë diferencë me vendin e dytë. Sivjet kanë ardhur lojtarë të rinj si: Goretzka, Sanches dhe Gnabri. Paratë nuk na mungojnë dhe nuk janë problem për ne, Salihamixhiç po bën një punë të mirë dhe jam i qetë.”

“Vitin e kaluar pati çmenduri në tregun e futbollistëve”. “U shpenzuan shifra të mëdha për Neymar dhe Mbappe, por në jemi Bayerni dhe ndjekim filozofinë tonë”.

“Ne marrim vendime racionale dhe i qëndrojmë besnikë stilit tonë. Nuk do të futemi kurrë në ankande dhe nuk do të shpenzojmë kurrë 200 milionë euro si në rastin e Neymar”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat