Angelovski: Luajmë kundër Kosovës! Më shumë ju besoj lojtarëve shqiptarë

Futboll

Angelovski: Luajmë kundër Kosovës! Më shumë ju besoj lojtarëve shqiptarë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 13:59
Angelovski: Luajmë kundër Kosovës! Më shumë ju besoj lojtarëve shqiptarë

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angelovski, nuk ka dyshim në dëshirën e futbollistëve të tij për ta mposhtur Kosovën. Kur e thotë këtë, ai mendon për futbollistët shqiptarë që janë bërë kyç në lojën e Maqedonisë.

“Luajmë kundër Kosovës ose kundër çdo rivali tjetër unë kam besim të madh tek lojtarët e mi të zgjedhur, më besoni se i njohë të gjithë personalishtë, i njohë familjet e tyre dhe ata më njohin. Dhe, mund të them se më shumë iu besojë atyre se sa syve të mi”, tha Angelovski.
Maqedonia dhe Kosova do të përballen në gjysmëfinalen e Ligës D të Ligës së Kombeve në mars të vitit 2020, nëse nuk kualifikohen në Evropian përmes eliminatoreve të rregullta që nisin pranverën e ardhshme. Ndeshja do të luhej në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat