A do të jetë “Zidane i ri” si trajner? Ja përgjigjia që jep Santiago Solari

Futboll

A do të jetë “Zidane i ri” si trajner? Ja përgjigjia që jep Santiago Solari

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:28
Santiago Solari

Santiago Solari u shfaq në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Eibar. Trajneri argjentinas analizoi situatën në ekipin e bardhë, kontratën e tij të re, Topin e Artë” të mundshëm të Modricit. I pyetur nëse mund ta quajmë “Zidane i ri i Real Madridit”, trajneri u përgjigj:

“Kësaj pyetjeje iu përgjigja që në ditën e parë në këtë pozicion. Zidane është i pakrahasueshëm me të gjithë, ai është një legjendë, ka pasur një nivel fantastik. Kam qenë me fat që kemi luajtur së bashku. Edhe si trajner ka statistikat e tij, mund të jetë më i suksesshmi në historinë e Real Madridit. E admiroj atë si njeri. Po ashtu, duhet ta admirojmë për madhështinë e tij”.

Po si ndihet Solari tashmë, i zyrtarizuar si trajner i ekipit të parë? Argjentinasi jep këtë përgjigje: “Unë i jam shumë mirënjohës klubit. Jam i gëzuar për këtë përgjegjësi të madhe dhe të bukur. A shoh vërtet nga viti 2021? Asgjë nuk ndryshon në lidhje me 11 vitet, që kam qenë këtu. Gjëja më e rëndësishme është angazhimi çdo ditë. Ne jemi të gjithë me një hap. Natyrisht, shpresoj të vazhdoj sa më shumë në këtë pozicion”.

Dy fjalë edhe për Luka Modric, i cili shihet si favorit për të fituar “Topin e Artë”: “Do të ishte diçka e madhe, fantastike, plotësisht e merituar, nëse triumfon”. Çfarë pret nga ndeshja në Ipurua? “E imagjinoj një sfidë shumë intensive dhe që kërkon lojë të guximshme. Me siguri do të jetë një ballafaqim argëtues për tifozët”, – saktëson Solari.

Isco është rikthyer te Real Madridi dhe Spanja, pas operacionit. Trajneri e sheh me pozitivitet: “Unë e shoh mirë atë, duke punuar, duke u përmirësuar”. Në fund, një mendim edhe për rolin e Asensio: “E shoh njësoj si shokët e tij. Ai është një nga lojtarët, që duhet të flasë brenda fushës, secili e demonstron vlerën e tij sa herë që rrotullon topin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat