Nuk ka ulje dënimi për Higuainin

Futboll

Nuk ka ulje dënimi për Higuainin

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:50
Nuk ka ulje dënimi për Higuainin

Nuk ka ulje dënimi për Gonzalo Higuain. Dy ndeshjet shkualifikim për “Pipita” mbeten. Kjo është ajo që u vendos në zyrat e selisë së Gjykatës Federale të Apelit të Romës, ku sulmuesi i Milanit u paraqit këtë të premte, rreth 12:30, për të motivuar kërkesën e tij për rishkim të dënimit. Gjithçka ka në bazë shpërthimin e sulmuesit argjentinas ndaj gjyqtarit, gjatë ndeshjes së luajtur në “San Siro” ndërmjet Milanit dhe Juventusit, më 11 nëntor. “Hetimi” i argjentinasit zgjati vetëm 15 minuta. Në këtë kohë, Higuain u përpoq të shpjegonte arsyet që e detyruan atë, të paraqiste ankesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat