Sarri shpreson se Hazard do t’i ndjekë hapat e Kante

Futboll

Sarri shpreson se Hazard do t’i ndjekë hapat e Kante

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:56
Sarri dhe Hazard

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri ka shpresa se Eden Hazard do t’i ndjekë hapat e N’Golo Kante.

Francezi më herët ka nënshkruar kontratë të re me Chelsea, duke mbetur kështu pjesë e skuadrës për një kohë afatgjate.

Trajneri italian shpreson që të njëjtën gjë ta bëjë edhe ylli belg, njëkohësisht lojtari më i mirë tek Chelsea, Hazard.

“Nuk e di se si po ecin bisedimet për marrëveshjen rreth kontratës së re” ka thënë Sarri.

“Ai po luan shumë mirë dhe për fat të mirë luajti edhe me kombëtaren gjatë së dielës dhe të martës. Nuk e di evolucionin e kontratës së re, mirëpo mendoj se mund t’ia dalim. Shpresoj” ka thënë trajneri.

Hazard është padyshim njëri nga më të mirët këtë edicion jo vetëm tek Chelsea por në të gjithë futbollin evropian.

Belgu është përshtatur mjaft mirë me stilin e lojës të Sarrit dhe kjo është një arsye që na bën të besojmë se ai mund të vazhdojë me londinezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat