Koscielny po rikthehet

Futboll

Koscielny po rikthehet

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 18:00
Laurent Koscielny

Futbollisti i Arsenalit Laurent Koscielny pritet që të kthehet nga lëndimi dhe ti shërbejë skuadrës qysh në javën tjetër. Francezi nuk ka luajtur qysh nga gjysmëfinalja e Europa League kundër Atletico Madridit, në maj, kur edhe pësoi lëndimin. Ky lëndim ia pamundësoi edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës, ku kombëtarja e tij u shpall fituese. Mirëpo, trajneri Emery ka një lajm të gëzueshëm për tifozët e skuadrës së tij. “Ai ka filluar të stërvitet me ne qysh një muaj më parë” ka thënë Emery. “Planifikojmë që ai të stërvitet me ne çdo ditë dhe të jetë i gatshëm që të luaj pak nga pak”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat