Chelsea vihet pas mesfushorit të Lyonit

Futboll

Chelsea vihet pas mesfushorit të Lyonit

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 18:44
Houssem Aouar

Klubi londinez kërkon një mesfushorë për sezonin tjetër.

Houssem Aouar është në planet e Chelsea për sezonin e ardhshëm.

“Blutë” janë vënë në ndjekje të mesfushorit të Lyonit, pasi kanë mbetur të impresionuar nga performanca e futbollistit me fanellën e francezëve.

Në këtë pjesë të parë të sezonit, 20-vjeçari ka realizuar pesë gola në 13 ndeshje në kampionat dhe numëron katër paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Për Aouar ka shprehur interesim edhe Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat