Kabashi: Çdo ndeshje është e paparashikueshme

Futboll

Kabashi: Çdo ndeshje është e paparashikueshme

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 18:58
Kabashi: Çdo ndeshje është e paparashikueshme

Flamurtari nga Prishtina ka ecuri të mirë në elitën e futbollit të Kosovës, por ka mundur të jetë edhe më mirë me pikë por gaboi në disa ndeshje.  “Flamurtarët” janë në mes të tabelës përkatësisht në pozitën e gjashtë me 22 pikë dhe me pretendime që të jenë edhe më lart në klasifikim. Kuqezinjtë planifikojnë tri pikë në duel me Llapin, që do të ishin pikët e arta, për shkak se do t’i shmangin sa më larg zonës së rrezikut! 

Mbrojtësi Veton Kabashi tha se Flamurtari ka arritur objektivat deri me tash, të paktën në 15 javët e para: “Për momentin jemi në mes të tabelës, por sa i përket synimeve jemi brenda objektivave te klubit”. Kapiteni i Flamurtarit deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se nuk kanë asnjë lloj presioni para ndeshjes së sotme në Prishtinë (13.30) kundër Llapit. “Nuk kemi kurrfarë presioni këtë ndeshje edhe pse kemi bërë shumë lëshime si vendas”, tha mbrojtësi. A do t’ju krijojë qetësi fitorja për në vazhdim të kampionatit?

“Normalisht që krijon sadopak qetësi, duke e  pa që çdo ndeshje këtë sezon është e paparashikueshme”, përgjigjet kapiteni. A ka forcë Flamurtari për katër vendet e para? “Kur kemi pas ecuri të mirë dhe rezultate të mira kryesisht me ekipe më të forta, atëherë besoj se po”, shpreh optimizmin futbollisti. Sa i përket kushteve Kabashi ka thënë: “Sa i përket problemeve, kemi arritur marrëveshje me kryesinë e klubit dhe që do të kryhet çdo obligim ndaj nesh”. Është interesant se Flamurtari në 15 ndeshjet e para ka 6 fitore, 4 barazime e 5 humbje, me goldallim 20:20. Por synimi i klubit nga lagja ‘Xhemail Ibish’ është që të përmirësojnë bilancin dhe të ngritën me lartë në klasifikim deri në fund të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat