Italia sfidon Spanjën, buzëqesh Gjermania!

Futboll

Italia sfidon Spanjën, buzëqesh Gjermania!

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 19:21
Italia sfidon Spanjën, buzëqesh Gjermania!

Përcaktohet shorti i  Europianit të 21-vjeçarëve që do të zhvillohet verën e ardhshme në Itali dhe San Marino. 12 skuadrat e kualifikuara për në edicionin numër 22 të këtij kompeticioni janë ndarë në 3 grupe me nga 4 skuadra. Në grupin A bëjnë pjesë vendi organizator Italia sëbashku me Spanjën, Poloninë dhe Belgjikën. Në grupin B ndodhen kampionët në fuqi të Gjermanisë të cilëve u kanë buzëqeshur goglat në short pasi do të kenë përballë përfaqësuese të tilla si Danimarka, Serbia dhe Austria. Ashtu si grupi A edhe grupi C është shumë interesant pasi bëjnë pjesë Anglia, Franca, Rumania dhe Kroacia. Europiani i 21-vjeçarëve do të zhvillohet nga data 16 deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm në 6 qytete të ndryshme përfshirë edhe qytetin e San Marinos që ndodhet në shtetin me të njëjtin emër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat