Simeone: Ende mendoj se Barcelona është klubi më i mirë në botë

Futboll

Simeone: Ende mendoj se Barcelona është klubi më i mirë në botë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 20:22
Diego Simeone

Barcelona është konsideruar si klubi më i mirë në botë nga trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, përpara takimit të dy klubeve të shtunën mbrëma në kuadër të La Ligës.

“E konsideroj Barcelonën si skuadrën më të mirë në botë në vitet e fundit, pavarësisht që nuk ishin konsistencë në Evropë”, ka thënë Simeone.

“Ne e dimë se ata janë të rrezikshëm, dhe pavarësisht nëse startojnë me Coutinhon ose Malcomin, ata do të kenë shpejtësi dhe shumë lojtarë të rrezikshëm”.

Barcelona është në krye të tabelës me 24 pikë, një më shumë se Atletico Madridi në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat