Refuzohet apeli i Higuainit pas kartonit të kuq kundër Juventusit

Futboll

Refuzohet apeli i Higuainit pas kartonit të kuq kundër Juventusit

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 22:27
Foto nga ndeshja

I është refuzuar apeli i Gonzalo Higuainit nga Federata e Futbollit të Italisë për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen ndaj Juventusit.

Higuain do të mungojë në dy ndeshje, atë ndaj Lazios të dielën dhe kundër Parmës.

Argjentinasi kishte reaguar ashpër pas ndëshkimit me karton të kuq në derbin ndaj ish-skuadrës së tij Juventus dhe kjo i ka kushtuar me suspendim prej dy ndeshjes.

Higuain i ka kërkuar falje skuadrës, bashkëlojtarëve dhe fansave pas atij kartoni të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat