Sarri identifikon problemin e Chelsea

Futboll

Sarri identifikon problemin e Chelsea

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 00:06
Maurizio Sarri

Përkundër formës fenomenale të Chelsea këtë sezon, Maurizio Sarri është ende i pakënaqur në një aspekt.

Ai dëshiron të shohë më shumë agresivitet në fillimet e ndeshjeve të skuadrës së tij.

Ata janë të pamposhtur në 12 ndeshjet e para dhe pozicionohen në vendin e tretë të Premierligës.

Megjithatë, tekniku italian është shprehur shumë i pakënaqur me qasjen e skuadrës në fillimet e takimeve.

“Ne kemi probleme me fillimin e ndeshjes. Duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të fokusohemi tek problemi” ka thënë 59 vjeçari, shkruan “Givemesport”.

“Problemi ishte që kundërshtari ishte më agresiv se ne dhe më i fokusuar se ne. Nuk është problem taktik, është problem fizik. Duhet t’i qasemi ndeshjes në një formë tjetër” ka thënë ai.

Këtë fundjavë Chelsea do të përballet me rivalin nga qyteti, Tottenham, në kryendeshjen e javës në Premierligë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat