Sarri: Patjetër duhet të fitojë tituj

Futboll

Sarri: Patjetër duhet të fitojë tituj

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 09:25
Maurizio Sarri

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, mendon se do ta ketë të vështirë që të krijojë gjëra të mira në Chelsea nëse nuk sjellë në “Stamford Bridge” tituj në kohën më të afërt.

Chelsea do të përballet me rivalin e Londrës, Tottenhamin në kuadër të Premierligës.

Ndërkohë as italiani e as trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino nuk kanë fituar ndonjë titull në karrierën e tyre si trajnerë.

I pyetur nëse do të mbetej në detyrën e tij pa fituar tituj për katër vjet, Sarri u përgjigj kështu: “Nuk mendoj se do të mbetesha, por nuk e di”.

“Varet nga klubi, nëse ata dëshirojnë të fitojnë ose të përmirësojnë lojtarët”.

“Dua të fitojë diçka vetëm për ta shmangur këtë pyetje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat