Mourinho fut në sherr Spanjën, tregon kush i dirigjon kritikat ndaj De Gea

Futboll

Mourinho fut në sherr Spanjën, tregon kush i dirigjon kritikat ndaj De Gea

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 09:47
David de Gea

Jose Mourinho mendon se ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillias, është forca lëvizëse e kritikave që David de Gea ka marrë me kombëtaren e Spanjës. De Gea ka qenë një nga portierët më të mirë në botë, duke luajtur për Manchester United, por nuk është paraqitur kështu me Spanjën.

Ai vuajti në Kupën e Botës së kësaj vere, bashkë me “La Roja”, duke pësuar mjaft gola. De Gea u kritikua sërish, pasi Kroacia i shënoi një gol “in extremis”, atë të fitores së ndjerë ndaj Spanjës, në Ligën e Kombeve, javën e kaluar.

Portieri është mbrojtur nga shokët e kombëtares dhe trajneri Luis Enrique, ndërsa Iker Casillas ka thënë kohët e fundit se do të ishte i gatshëm të kthehej “nën armë” për Spanjën, pasi nuk e ka njoftuar ende pensionin e tij ndërkombëtar.

Dhe Mourinho mendon se Casillas është ai, që qëndron pas kritikave mbi nr.1 të Manchester United dhe Spanjës. “Pse ka kritika në Spanjë ndaj De Gea? A e dini ju? – tha Mourinho. – Unë e di, sepse është dikushi shumë i fuqishëm, që po mendon të kthehet sërish. Por, mendoj se është shumë e vështirë të kërcënosh portierin më të mirë në botë, që është para jush”.

Mourinho minimizoi ndikimin në një fushate të tillë të Luis Enrique, duke shtuar: “Jo, jo drejtuesit. As trajneri, që e njoh shumë mirë”. Trajneri i Manchester United nuk e zbuloi me emër, atë që qëndron pas kritikave ndaj De Gea, por pa Casillas si të dyshuarin e tij, kur zbuloi se ai kishte fituar një titull me të në të kaluarën. “Po, më pëlqen ai, – tha Mourinho, kur u pyet nëse lojtari kishte luajtur për të dhe nëse trajneri e pëlqente atë. – Unë kam dalë kampion me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat