Allegri tregon se a do të bëjë Juventusi transferime në janar

Futboll

Allegri tregon se a do të bëjë Juventusi transferime në janar

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 10:03
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri ka thënë se Juventus nuk do të bëjë asnjë transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kampionët e Serie A kanë qenë të lidhur me transferimin e një mesfushori në janar, por këto spekulime janë hedhur poshtë nga trajneri i Juventusit.

Allegri ka thënë se ka skuadër shumë të mirë, dhe se nuk ka vend për lojtar të tjerë.

“Skuadra është mirë kështu, nuk keni pse pyesni, sepse unë nuk di ku do t’i vendosja lojtarët që do vinin”, ka deklaruar Allegri.

“Kam shumë lojtarë në skuadër dhe ata janë të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat