Rrëfimi i Ismajlit: Balen e futa në xhep, i gëzuar që Grezda iku nga Osijeku!

Futboll

Rrëfimi i Ismajlit: Balen e futa në xhep, i gëzuar që Grezda iku nga Osijeku!

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 12:16
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli përjetoi një furtunë emocionesh të përziera në javën e fundit. Ai la Kosovën mes shumë diskutimesh duke iu bashkuar Shqipërisë. Mbrojtësi i Hajduk Splitit luajti disa minuta në ndeshjen zyrtare kundër Skocisë në momentin që Berat Gjimshiti la fushën e lojës, por e nisi si titullar ndaj Uellsit. Për mediat kroate, 22-vjeçari foli gjatë e gjerë në lidhje me këtë eksperiencë të re për të.

“Jam shumë i lumtur. Ne e futëm Bale në xhep. Kam luajtur shumë mirë dhe ishte momenti më i lumtur i karrierës time“. I pyetur në lidhje me momentin e vështirë që kaloi te Hajduku duke qenë se nuk po luante dhe nuk grumbullohej në 18-she, shqiptari u shpreh: “Falenderoj Zotin që më dha durim dhe besim për të punuar në kohë shumë të vështira, kur nuk isha as në stolin e rezervave. Kopic nuk më llogariste, ndërsa Vulic erdhi dhe foli me mua, ai më besoi. Kjo është arsyeja se pse Panucci insistoi që të zgjidhja Shqipërinë. Besimi dhe puna më rikthyen mua”.

Nuk mund të mungonte pyetja e ndryshimit të ekipit kombëtar, kalimi nga Kosova te Shqipëria. “Një komb, dy shtete, diferenca të vogla. Ka shumë lojtarë nga Kosova që luajnë për Shqipërinë. Kur u largova u bë bujë mediatike. Panucci insistoi për mua. Te Kosova ishta kapiten në barazimin historik ndaj Gjermanisë U-21 0-0 në Mitrovicë. Nuk u llogarita për kombëtaren A. Çdo trajner ka preferencat e tij. Panucci nuk ka qenë në Split, por ka marrë të gjitha informacionet“.

I pyetur në lidhje me përbërjen e ekipit, ai u shpreh. “Berisha që luan për Atalantan në Itali. Ai është nga Prishtina, por luan për Shqipërinë. Mbrojtës i djathtë Hysaj që luan për Napolin, qendër është Mavraj që luan për Aek-un, majtas Veseli. Uzuni që luan për Lokomotivën, Grezda që ka qenë me Osijekun, tani luan me Rangers… etj, etj”.

Ismajli tregon dhe kundërshtarët më të vështirë dhe tregon se është me fat që Grezda është larguar nga kampionati kroat. “E kam pasur të vështirë me Junior Fernandezin e Dinamos, jam me fat që luan majtas. Mario Gavranovic është i rrezikshëm dhe i vështirë për tu mbajtur. I treti ka qenë Eros Grezda, por launte majtas. Shoku im te Shqipëria ka ikur në Skoci dhe jemi me fat që nuk është me te Osijeku“, – tregon Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat