Calhanoglu dhe Calabria kthehen në skuadrën e Milanit

Futboll

Calhanoglu dhe Calabria kthehen në skuadrën e Milanit

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 16:10
Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu dhe Davide Calabria janë ftuar nga Gennaro Gattuso për ndeshjen e së nesërmes ndaj Lazios në kuadër të Serie A-së.

Dyshja është rikthyer nga lëndimi, mirëpo nuk dihet nëse do të jenë në gjendje të nisin ndeshjen nga fillimi.

Gattuso nuk është i lumtur për shkak se një numër tjetër i lojtarëve të rëndësishëm do t’i mungojnë, Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio, Mattia Caldara, Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura, të gjithë të lënduar, kurse Gonzalo Higuain do të mungoj për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Juventusit.

Kjo është skuadra e Milanit për ndeshjen e nesërme në udhëtim:  G Donnarumma, Plizzari, Reina; Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Rodriguez, Simic, Zapata; Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Halilovic, Suso, Tsadjout.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat