Solari flet për humbjen ndaj Eibar, ky ishte problemi sipas tij

Futboll

Solari flet për humbjen ndaj Eibar, ky ishte problemi sipas tij

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 17:29
Solari

Pas një starti fenomenal me skuadrën e Real Madrid, Santiago Solari ka pësuar edhe humbjen e parë nën drejtimin e tyre.

“Los Blancos” janë mposhtur me rezultatin 3:0 nga Eibar, në ndeshjen e vlefshme për La Liga.

Ai, pas ndeshjes dukej jashtëzakonisht i frustruar me lojtarët e tij.

“Nuk ishim të mirë dhe duhet pranuar se duhet punuar shumë për tu përmirësuar gabimet” ka thënë Solari për “beIn La Liga”.

“Ata ishin shumë të mirë. Shkoi gjithçka mirë për ta dhe duhet t’i përgëzojmë. Është rezultat i vështirë, nuk e kemi pritur dhe duhet të punojmë për tu përmirësuar” ka thënë trajneri.

Ndeshjen e radhës “Los Blancos” do ta luajnë në udhëtim kundër Romës në Ligën e Kampionëve.

Mbetet të shihet nëse ata do të jenë të zotët të “zgjohen” nga kjo humbje e pa pritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat