Inter nuk lejon befasinë, shënon fitore ndaj Frosinone

Futboll

Inter nuk lejon befasinë, shënon fitore ndaj Frosinone

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 22:27
Foto nga ndeshja

Inter e ka mbyllur me fitore xhiron e 13-të të Serie A, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Forsinonen.

Lojtarët e Spallettit nuk dëshpëruan para tifozëve të tyre. Ata e dominuan takimin në çdo aspekt.

Ishte Keita Balde që realizoi golin e parë në këtë takim, në minutën e 10’ të takimit.

Ky gol i shpejtë e ç’akordoi kundërshtarin dhe i dha besim skuadrës “zi e kaltër” për vazhdimin e ndeshjes.

Inter krijoi edhe disa raste shënimi mirëpo pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1:0.

Në pjesën e dytë ishte Lautaro Martinez, i cili në minutën e 57’ realizoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Inter.

Për rezultatin përfundimtarë ishte përsëri Keita Balde në skenë, kur në minutën e 82′ realizoi për 3:0.

Skuadra e Spallettit tashmë regjistron 28 pikë dhe renditet e dyta në tabelë. Ata janë në ndjekje të Juventus të cilët kanë 37 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat