Keita: Interi s’ia ka frikën askujt

Futboll

Keita: Interi s’ia ka frikën askujt

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 09:36
Keita Balde Diao

Keita Balde Diao i ka shijuar dy golat e tij debutuese në fanellën zikaltër gjatë fitores së Interit 3-0 ndaj Frosinones dhe ka siguruar se do të përballen me Tottenhamin me kokën lart në Ligën e Kampionëve.

Anësori senegalez shënoi dy gola dhe dhuroi një asist për Lautaro Martinezin në fitoren e Interit 3-0 ndaj Frosinones të shtunën në “San Siro”.

“Ishte mbrëmje e mrekullueshme për mua dhe për gjithë ekipin. Qe me rëndësi për ne ta arrinim fitoren pas humbjes ndaj Atalantës”, tha Keita për Inter TV.

Tani, Interi do të udhëtojë drejt Londrës për t’u ndeshur me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve.

“Nuk do të jetë e lehtë, sepse ata janë ekip i mirë, por ne shkojmë në Wembley me kokën lart. Ne jemi Inter dhe nuk ia kemi frikën askujt”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat