Boca kërkon fitore 3:0 në tavolinë

Futboll

Boca kërkon fitore 3:0 në tavolinë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 14:18
Boca kërkon fitore 3:0 në tavolinë

Boca Juniors dëshiron të mos e luajë farë finalen e Copa Libertadores, e cila pritet të zhvillohet sonte në orën 21:00, pasi që kërkon që fitorja me rezultat 3:0, t’i jepet në tavolinë për shkak të sjelljes së tifozëve të River Plate.

Ndeshja kthyese e finales së Copa Libertadores, mes Boca Juniors dhe River Plate, pritej të zhvillohej mbrëmë në orën 21:00. Megjithatë, ajo u shty për sot në po të njëjtën orë, për shkak të incidenteve që u shkaktuan nga tifozët e River Plate

Gjatë kohës kur autobusi i Boca Juniors po shkonte drejt stadiumin “Monumental”, u sulmua nga tifozët e River Plate, të cilët filluan ta gjuajë atë me gurë, duke i thyer të gjithë xhamat dhe duke i shkaktuar kështu disa lëndime lojtarëve që gjendeshin brenda.

Dy lojtarë të Bocas ishin dërguar në spital për të marrë trajtime, ndërsa disa të tjerë kishin vjellë në zhveshtore. Lojtarët thanë se nuk janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe mendorë për ta zhvilluar ndeshjes, e cila fillimisht ishte shtyrë për 2 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat