Derbi i madh pa fitues në Gjilan

Futboll

Derbi i madh pa fitues në Gjilan

Nga: K. Goca Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 15:29
Pamje nga një ndeshje

Feronikeli nga Drenasi nuk e shfrytëzoi gabimin e Prishtinës në Ferizaj dhe që ta marrë kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës. Derbi i madh i javës së 16-të mes kampionit në fuqi Dritës nga Gjilanit dhe Feronikelit nga Drenasi, përfundoi pa fitues (1:1).

Lojë e mirë nga të dyja palët me disa raste të mira dhe një pikë e madhe për Feronikelin, por për Dritën ky barazim nuk ishte i mirë, pasi që e la larg kreut të tabelës.  Në minutën e 42-të, mysafirët kanë kaluar në epërsi me golin e kapitenit Lapidar Lladrovci. Pas harkimit të Yll Hoxhës, Lladrovci gjuajti me kokë dhe shënoi për 0:1.

Në minutën e 69-të, Bujar Shabani e ka barazuar rezultatin 1:1 dhe e shpëtoi Dritën nga humbja.  Prishtina është lider me 37 pikë, ka një më shumë se Feronikekli në vend të dytë dhe Drita renditet në pozitën pestë me 23.

IPKO Superliga

Ballkani-Gjilani 4:1

KEK-u-Liria 0:3

Flamurtari-Llapi 0:1

Drita-Feronikeli  1:1

Ferizaj-Prishtina            0:0

Drenica-Trepça ’89      3:0

Tabela

1. Prishtina                   16     11     4       1       37

2. Feronikeli                 16     11     3       2       36

3. Llapi                 16     10     2       4       32

4. Gjilani              16     7       3       6       24

5. Drita                16     7       2       7       23

6. Flamurtari                16     6       4       6       22

7. Drenica            16     6       3       7       21

8. Ballkani           16     6       3       7       21

9. Trepça ‘89                16     4       7       5       19

10. Liria               16     6       1       9       19

11. Ferizaj           16     4       3       9       15

12. KEK-U            16     0       1       15     1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat