Stadiumi i qytetit në Malishevë, drejt përfundimit

Futboll

Stadiumi i qytetit në Malishevë, drejt përfundimit

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 16:03
Malishevë

Punimet në ndërtimin e stadiumit të qytetit  në Malishevë , që mban emrin e dëshmorit “Liman Gegaj”, janë në përfundim e sipër dhe shumë shpejt ekipet e futbollit nga Malisheva, do ta kenë stadiumin e tyre për zhvillimin e ndeshjeve. Punimet sot i ka parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punimet që janë duke u bërë.

“Sot po vendosen ulëset në shkallët e stadiumit, si dhe janë rregulluar zhveshtoret dhe bankinat, dhe realisht është duke u bërë një punë e mirë. Shumë shpejt presim që ekipet tona ta kenë në dispozicion fushën e futbollit dhe ndeshjet ti zhvillojnë në stadiumin e qytetit”, tha nënkryetari Berisha, gjatë inspektimit të punimeve në stadium.

“Përkushtim i yni është krijimi kushteve të mira për të gjitha ekipet sportive, përfshi edhe futbollin dhe jemi duke punuar maksimalisht në ngritjen e sportit në Komunën e Malishevës”, tha Berisha.

Komuna e Malishevës, i ka dy ekipe të futbollit, ekipin e meshkujve që bën gara në ligën e dytë dhe ekipin  femrave që bën gara në superligë, por që deri më tani ndeshjet i kanë zhvilluar jashtë Malishevës, ndërsa me hapjen e stadiumit, ndeshjet do ti zhvillojnë në Malishevë.

Po ashtu, stadiumi i qytetit “Liman Gegaj”, përveç fushës së futbollit, është i përgatitur edhe për garat në atletikë, pasi i ka edhe shtigjet e vrapimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat