Milan merr lajmin katastrofal për Higuain

Futboll

Milan merr lajmin katastrofal për Higuain

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 16:16
Gonzalo Higuain

Milan është në probleme të mëdha.

Milan ka marr lajme të hidhura nga lëndimet e njëpasnjëshme të lojtarëve dhe jo vetëm.

Skuadra italiane mund të mos arrij transferimin e plotë të Gonzalo Higuainit nga Juventus.

Milan e ka të huazuar sulmuesin argjentinas nga ‘Zonja e Vjetër’, ndërsa marrëveshja duhet të mbyllet në shumën e 36 milionë euro, duke llogaritur edhe 18 milionët e paguar.

Por, rosonerët janë duke u hetuar nga UEFA, andaj ata janë duke tentuar që ta bindin Juventusin që ta ulë çmimin.

Higuain ka shënuar pesë gola në 10 paraqitje te Milani, andaj këta të fundit e duan transferimin permanent të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat