Kukësi rigjen qetësinë

Futboll

Kukësi rigjen qetësinë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 16:46
Kukësi rigjen qetësinë

Kukësi rigjen qetësinë dhe fitoren e munguar, teksa arriti të triumfojë me rezultatin 0-2 në sfidën e luajtur në transfertë përballë Kamzës, të vlefshme për javën e 14 të Kategorisë Superiore.

Reginaldo kaloi në avantazh verilindorët e Armando Cungut në minutën e 29’, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë ishte mbrojtësi i Kamzës, Teqja që shënoi në portën e tij duke vulosur suksesin e Kukësit.

Me këtë triumf, skuadra verilindore shkon në kuotën e 24 pikëve, por redukton në vetëm 7 pikë diferencën nga Partizani kryesues, ndërsa Kamza mbetet e parafundit, me vetëm 8 pikë në 14 takime.

Në sfidën tjetër të pasdites, Laçi mposhti jo pa vështirësi Kastriotin me rezultatin 2-1. Altiparmakovski kaloi në avantazh kurbinasit në minutën e 61-të, ndërsa krutanët rikthyen baraspeshën me Ymerin në të 70-ën. Goli i fitores për skuadrën laçiane u shënua nga sulmuesi premtues Xhixha, në minutat shtesë të takimit, që u dha bardhezinjve 3 pikët që e mbajnë në vendin e 4-t, me 25 pikë, aq sa ka edhe Teuta e vendit të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat