Rashica zëvendësues në barazimin e Werderit

Futboll

Rashica zëvendësues në barazimin e Werderit

Nga: K. Goca Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 17:53
Rashica zëvendësues në barazimin e Werderit

Werderi nga Bremeni importoi një pikë në përballje me Freiburg-un, duke luajtur baras 1:1, në ndeshjen e javës së 12-të të Bundesliga I. Reprezentuesi i Kosovës. Milot Rashica futet në lojë në minutën e 63-të në vend të Sahin. Rashica tregoi lojë të mirë dhe me bashkëlojtarë ia dolën të kthehen të pamposhtur.  Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë vendasit shënuan përmes Luca Waldschmidt i cili ka qenë i pagabueshëm nga penalltia. Bremenasit barazuan me fund të takimit përkatësisht në minutën e 90+2, kur Ludwig Augustinsson shënon pas një pakujdesie të mbrojtjes vendase. Werderi është në vend të shtatë me 18 pikë, kurse Freiburg ka 4 pikë me pak dhe mban pozitën e 11-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat