Shqiptarët të jashtëzakonshëm në Zvicër

Futboll

Shqiptarët të jashtëzakonshëm në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 18:13
Pamje nga ndeshja Luzern-Basel

Idriz Voca luajti deri në minutën e 80-të e Shkëlqim Demhasaj deri në atë të 89-tën për Luzernin, ku barazuan 1:1 me Baselin. Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka me Baselin ishin me fat, pasi që minutën e 90+5 barazuan rezultatin përmes Eray Cumart. Demhasaj dha maksimumin, i cili në minutën e 7-të me mjeshtri asistoi deri te Pascal Schurpf, i cili shënoi për Luzernin. Xhaka e Ajeti u ndëshkuan me karton të verdhë në minutën e 38-të përkatësisht 58-të. Baseli është në vend të dytë me 24 pikë, kurse Luzerni i gjashti me 19 sosh pas 15 jave në elitën e futbollit zviceran. Pajtim Kasami është më i merituari për fitoren e Sionit me rezultat 2:1 ndaj Thunit.

Në minutën e 3-të, Kasami nga rreth 17 metra godit bukur e përtokë në këndin e majtë të kundërshtarit 1:0. Sorgic barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 61-të dhe Toma (83’) siguroi fitoren e Sionit. Kasami luajti titullar, sikurse edhe Ermir Lenjani, por ky i fundit u zëvendësua në minutën e 50-të. Sioni renditet në vend të shtatë me 17 pikë, pesë me pak se Thuni në pozitën e tretë.

Grasshoppers e mposhti me 2:1 St. Gallenin. Shqiptari Nedim Bajrami shënoi në minutën e 14-të për Grasshoppersin, duke e ngritur epërsinë në 2:0.  Ngoy (3'), Bajrami (14') shënuan për Grasshoppersin dhe Barnetta (56') për St. Gallenin. Bajrami e Arlind Ajeti u paraqitën standardë, kurse Gjelbërim Taipi nga minuta e 53-të për Grasshoppersin.  

Liga e Zvicrës

Grasshoppers-St. Gallen        2:1

Luzerni-Baseli      1:1

Xamax- Zurich     3:3

Sion-Thun  2:1

Young Boys-Lugano     1:0

Tabela

1. Young Boys     15     13     1       1       40

2. Basel      15     6       6       3       24

3. Thun      15     6       4       5       22

4. Zurich    15     5       6       4       21

5. St. Gallen        15     6       2       7       20

6. Luzern    15     6       1       8       19

7. Sion        15     5       2       8       17

8. Grasshoppers  15     5       2       8       17

9. Lugano   15     4       4       7       16

10. Xamax 15     2       6       7       12

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat