Alba: Është e çuditshme ajo që po bën Barcelona!

Futboll

Alba: Është e çuditshme ajo që po bën Barcelona!

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 19:05
Alba: Është e çuditshme ajo që po bën Barcelona!

Barcelona u largua nga “Wanda Metropolitano” vetëm me një pikë pas barazimit 1:1 të marrë mbrëmjen e së shtunës, por futbollisti Jordi Alba ishte më shumë i zhgënjyer me problemet jashtë fushe që ka me klubin rreth situatës së tij personale, se sa me lënien e pikëve. Kontrata e mbrojtësit me katalanas skadon në fund të 2020-ës, por ende nuk ka shenja të një rinovimi. “Nuk e di se çfarë mendimi ka klubi për mua dhe është e çuditshme, sepse nuk ka mbetur edhe shumë kohë nga përfundimi i kontratës sime. Synimet e mia janë që ta mbyllë këtu karrierën, por do të shohim pasi unë nuk e di se cilat janë synimet e tyre, apo kur mendojnë se do të jetë e përshtatshme”, tha Alba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat