Arrestohet portieri shqiptar

Futboll

Arrestohet portieri shqiptar

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 19:08
Alban Hoxha

Një lajm ka tronditur ambientin e Partizanit të Tiranës, pasi portieri dhe kapiteni, Alban Hoxha është arrestuar nga policia e Tiranës, sepse po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Portieri  i “të kuqve”, por edhe i Kombëtares Shqiptare, është dërguar në një nga komisariatet e kryeqytetit dhe do të përballet me pasojat e parashikuara në ligj për raste të tilla. Hoxha mungon prej disa javësh për shkak të një dëmtimi, por të gjithçka po shkonte mirë dhe në kampin e kuq kishte optimizëm se portieri 31-vjeçar do të ishte i gatshëm për derbin e fundjavës me Tiranën. Tashmë përveç humbjes me Flamurtarin dhe shqetësimit për derbin, trajneri Gega duhet të bëjë llogaritë edhe me një situatë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat